MMPH paralajmëron pagesën e borxheve ndaj komunës, Ahmeti thotë se do të tërheq paditë

Prishtina

MMPH paralajmëron pagesën e borxheve ndaj komunës, Ahmeti thotë se do të tërheq paditë

Më: 23 janar 2018 Në ora: 13:15
Pamje nga takimi

Ministria Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor i ka borxh komunës së Prishtinës 7 milionë euro dhe deri më tani asaj i janë kthyer 800 mijë euro.

Ministrja e këtij dikasteri qeveritar, Albena Reshitaj pas një takimi që pati me kreun e Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se është arritur marrëveshje për të bërë pagesën për borxhet ndaj komunës se Prishtinës,

“Arritëm marrëveshje se si do bëhet pagesa, me vjen keq që kemi trashëguar një problematikë, çdo përgjegjësi që kemi do ta kryejmë”, tha ajo.

Ndërsa, Ahmeti, tha se pasi që të bëhet plani i pagesës, do të hiqen të gjitha paditë ndaj MMPH-së.

“U dakorduam që vitet e ardhshme të ketë plan pagesave dhe momentin që fillojnë pagesat, largohemi prej padive”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat