Reagon Ahmeti: Çështja e flamurit përgjegjësi e Qeverisë, jo e Komunës

Prishtina

Reagon Ahmeti: Çështja e flamurit përgjegjësi e Qeverisë, jo e Komunës

Më: 11 shkurt 2018 Në ora: 23:43
Kreu i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti

Kreu i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti është deklaruar lidhur me debatin e zëshëm që po bëhet lidhur me vendosjen e flamurit shtetëror të Kosovës te ‘rrethi’, në Prishtinë.

Përmes një shkrimi, Ahmeti ka thënë se kjo është në përgjegjësi të institucioneve të shtetit të Kosovës, pra më saktësisht Qeverisë, e jo e Komunës së Prishtinës.

“Po e shoh një debat të gjatë në lidhje me flamurin shtetëror të Kosovës i cili me apo me pa qëllim po drejtohet te Komuna me rastin e 10 vjetorit të shpalljes së pavarësisë”.

“E para, une jam kryetar i Prishtinës, kryeqytet i Republikës së Kosovës, me kushtetutë e ligje në fuqi, të cilat i zbatojmë dhe i respektojmë”.

“E dyta, vendosja e simboleve shtetërore rregullohet me Ligjin 03/L-038 për përdorimin e simboleve shtetërore të Kosovës dhe Ligjin 03/L-032 për protokollin e shtetit”, ka thënë ndër të tjera Ahmeti.

Edhe zëvendëskryeministri dhe njëherësh ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës Behgjet Pacolli , i ka bërë thirrje Komunës së Prishtinës, për ta vendosur flamurin e Kosovës në rrethrrotullimin në hyrje të Prishtinës.

“Kjo është dashur të ndodhë shumë më herët. Kudo që ne shkojmë, na nderojnë me flamurin tonë. Por tani ne duhet së pari të nderojmë veten”, ka thënë Pacolli.

Gjithashtu, disa qytetarë, përmes një grupi në rrjetin social Facebook, kërkuan ndërrimin me flamurin e Kosovës.

Ndërkohë, komuna e Shpend Ahmetit kishte reaguar shpejt kur nga aty ishte larguar flamuri kombëtar me një simbolikë të një artisti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat