Arben Vitia zë pozitën e Shpend Ahmetit në Prishtinë

Prishtina

Arben Vitia zë pozitën e Shpend Ahmetit në Prishtinë

Më: 17 mars 2018 Në ora: 12:52
Shpend Ahmeti dhe Arben Vitia

Arben Vitia është përzgjedhur nga Vetëvendosje si kandidat për të udhëhequr Partinë në Prishtinë. Planifikojnë me të njëjtin të garojnë në zgjedhjet e ardhshme. Sidoqoftë, Vitia ende është pjesë e udhëheqjes aktuale të Prishtinës.

Arben Vitia ishte përzgjedhur të lexonte letrën e Albin Kurti në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm dhe të kumtonte se Kurti do të jetë kandidat për Kryetar pavarësisht se ndodhej në burg.

Tash, të njëjtin person po planifikojnë ta nxjerrin si udhëheqës të Partisë në Prishtinë dhe si kandidat për Kryetar në zgjedhjet e ardhshme komunale.

Këtë e ka bërë të ditur ish-zyrtari i PDK-së, Ismail Kurteshi, aktualisht Sekretar i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje.

“Është njëri nga drejtorët më të suksesshëm që e ka pasur ndonjëherë ndonjë komunë e Kosovës, është Arben Vitia, që është shembull se si udhëheq një drejtori, siç është Drejtoria e Shëndetësisë, një njëri që është i pranueshëm për të gjithë qytetarët e Prishtinës. Ai mund të jetë, sepse tani po e udhëheq qendrën”, ka thënë Kurteshi.

“E në momentin kur të hyhet në vota, ai mund të jetë kryetar i ardhshëm i Lëvizjes VV për Prishtinën e që është një personalitet shumë i pranueshëm për qytetarët e Prishtinës”.

Shpend Ahmeti është larguar nga Lëvizja Vetëvendosje por s’e ka thënë asnjë fjalë të keqe për këtë parti pasi i frikësohet bllokimit të punës në Kuvendin Komunal të Prishtinës.

Ahmeti kishte hyrë në Vetëvendosje pasi kishte dështuar të hynte në Parlament me Partinë FER.

U largua nga Vetëvendosje bashkë me 13 deputetë të saj, duke e rikthyer partinë e Albin Kurtin si të tretën në Parlamentin e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat