Dëmtohet një tubacion, gjysma e Prishtinës pa ujë

Prishtina

Dëmtohet një tubacion, gjysma e Prishtinës pa ujë

Më: 17 mars 2018 Në ora: 19:18
Ilustrim

KRU ”Prishtina” sh.a. njofton konsumatorët se, gjatë ditës së sotme, kontraktorët e Komunës së Prishtinës përgjatë punimeve të tyre në sheshin ”Adem Jashari” në Prishtinë, kanë dëmtuar një tubacion gizë të vjetër, tubacion i ujit ky, që kalon nën objekte banimi.

Për këtë shkak jemi detyruar të ndërprejmë furnizimin me ujë të pijshëm në disa zona të kryeqytetit.

Lagjet e prekura janë: “ Ddodona”,”Tophane”, zona rreth komunës së vjetër të Prishtinës si dhe rruga” Haxhi Zeka” në Prishtinë.

KRU ”Prishtina” sh.a. ka dërguar ekipet e veta të mirëmbajtjes së rrjetit të ujit në vendin e ngjarjes dhe janë duke u munduar të sanojnë dëmtimin edhe në këto çaste. Kërkojmë mirëkuptim nga konsumatorët e zonave të lartëcekura!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat