‘Bibliotekë’ në sheshin “Zahir Pajaziti”

Prishtina

‘Bibliotekë’ në sheshin “Zahir Pajaziti”

Më: 10 prill 2018 Në ora: 16:15
Prishtinë

Ministri i Kulturës, Kujtim Gashi ka vizituar bibliotekën e improvizuar në sheshin “Zahir Pajaziti”, së bashku me drejtorin e Bibliotekës Kombëtare, Fazli Gajrakun, e cila do të zhvillojë aktivitetet e saj në kuadër të Javës së Bibliotekës dhe Ditës Kombëtare të Vetëdijesimit për Biblioteka.

Bukurie Haliti nga Biblioteka Kombëtare, tha se biblioteka e improvizuar në sheshin “Zahir Pajaziti” ka për qëllim sensibilizimin e opinionit për shërbimin e bibliotekave dhe për të integruar fëmijët me nevoja të veçanta.

Ajo bëri të ditur se gjatë kësaj jave do të ketë aktivitete të shumta në shumë qytete të Kosovës, e që sipas saj Biblioteka Kombëtare ka ndarë koleksione për t’i bërë me biblioteka tri lokacione në Ferizaj, Drenas dhe FSK-në në Prishtinë.

Haliti: Në kuadër të BKUK-së do të pasurohen shumë biblioteka

“Qëllimi i kësaj dite është sensibilizimi i opinionit të përgjithshëm të Kosovës për shërbimet  e bibliotekave dhe po ashtu integrimi i fëmijëve me nevoja të veçanta në shërbimet e bibliotekave. Sot do të pasurohen në koleksionet  e Bibliotekës Kombëtare, Bibliotekat e shkollës “Dëshmorët e lirisë” në Manastir të Ferizajt, biblioteka në Gllobor të Drenasit dhe biblioteka e FSK-së në Prishtinë, ndërsa nesër do të ketë aktivitete të tjera të cilat do të përfshihen në Prizren dhe Pejë”, tha Haliti.

Po ashtu Biblioteka Kombëtare me aktivitetet që do ta shënojnë  javën e saj ka për qëllim trajnimin dhe arsimimin e të gjithë stafit bibliotekar në Kosovë në kuadër të këtij institucioni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat