Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka treguar se nesër do të mbyllet një pjesë e rrugës “Luan Haradinaj”, për shkak të punimeve në kanalizimin e rrugës.
Ahmeti përmes një statusi në Facebook, ka shkruar se kjo pjesë e rrugës do të mbyllet përafërsisht deri në ora 13:00 dhe këto punimet sipas tij, janë të rëndësisë së madhe.
Postimi i plotë:
Për shkak të punimeve në kanalizimin e rrugës Fehmi Agani, nesër (16 prill) detyrohemi të mbyllim një pjesë të rruges Luan Haradinaj së paku deri në ora 13:00 (prej ktheses te stadiumi deri te rruga UÇK). Këto punime janë të rëndësishme për një pjesë të madhe të qytetit prandaj ju falenderojmë për mirëkuptim.