Ahmeti: Do të marrim nën menaxhim varrezat e dëshmorëve në Velani

Prishtina

Ahmeti: Do të marrim nën menaxhim varrezat e dëshmorëve në Velani

Më: 18 prill 2018 Në ora: 19:03
Shpend Ahmeti

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti tha se nuk mund të krahasohet asnjë sakrificë, me sakrificën të cilën e kanë dhënë dëshmorët.

Ahmeti këtë vlerësim e bëri sot në akademinë përkujtimore kushtuar dëshmorëve, e cila u mbajt në Ditën e Dëshmorëve të Komunës së Prishtinës.

Ai shtoi se puna e gjithë shërbyesit publikë, kryetarit të komunës, deputetit, apo qeveritarit, është minimale krahasuar me atë që kanë dhënë dëshmorët për Kosovën.

“19 vite pas luftës ende flasim për të drejtat e kategorive të dala nga lufta. Kjo çështje do të duhej të ishte kryer me kohë, në mënyrë që të mos kemi tash edhe çështje politike, që po përdorën e keqpërdorën, nga subjektet e ndryshme politike”, tha ai.

Ahmeti njoftoi se dëshirojnë që të marrin nën menaxhim varrezat e dëshmorëve në Velani.  

Ahmeti: Të marrim përsipër varrezat e Velanisë

“Ne kemi kërkuar tash me një kërkesë zyrtare te Qeveria e Kosovës, që të marrim përsipër varrezat e Velanisë, sepse ne duam që komuna t’i ketë në mbikëqyrje ato, në mënyrë që edhe ta përfundojmë projektin e nisur që sa vite. Nuk ka qenë projekt i joni, por ideja është që të mos e kemi në atë gjendje. Pas rrethimit të varrezave në Viti të Marevcit, para dy jave e kam nënshkruar edhe projektin dhe zbatimin e projektit të plotë, i cili është një projekt, që do të kushtojë gati gjysmë milioni euro, por do të jetë projekt meritor”, tha Ahmeti.

Sekretari i shoqatave të OVL të UÇK-së për Komunën e Prishtinës, Naser Pacolli ishte kritik ndaj mënyrës se si po trajtohen prindërit e dëshmorëve, të cilëve u janë ndalur pensionet kontributdhënës dhe ato të pleqërisë.

Pacolli: Prindërve të dëshmorëve ka kohë që u është ndalu pensioni kontributdhënës

“Prindërve të dëshmorëve ka kohë që u është ndalu pensioni kontributdhënës, që më mund dhe djersë e kanë fituar. Po ashtu edhe nënave të dëshmorëve atë te pleqësisë, nënave që kanë rritur, zhvilluar e falur kësaj lirie këta djem që po i nderojmë”, tha ai.

Komuna e Prishtinës sot ka shënuar Ditën e Dëshmorëve, ku janë zhvilluar aktivitete të shumta duke nderuar të rënit për liri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat