Mbeturinat në qendër të Prishtinës, qytetarët ankohen!

Prishtina

Mbeturinat në qendër të Prishtinës, qytetarët ankohen!

Nga: A.M. Më: 19 prill 2018 Në ora: 22:42
Mbeturinat

Qytetarët e Prishtinës janë në hallë me mbeturina. Të paktën kështu thonë banoret të cilët jetojnë në qendër të Prishtinës.

Nga mungesa e kontejnerëve në rrugën “Zeki Shylejmaja” disa nga banorë të papërgjegjshëm hedhin mbeturinat në rrugë.

Siç shihen në fotografitë e dërguara nga një lexues i “Bota sot” mbeturinat janë të hedhura në vende jo përkatëse.

Ky lexues i “Bota sot” apelon që komuna e Prishtinës të reagoj dhe të marr masa për largimin e mbeturinave të cilat hidhen në atë vend tash e disa muaj.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat