Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarve I.H, S.C, B.S, V.A, B.I, A.M, A.A, M.SH, G.C dhe D.R dhe Q.P.
I akuzuari I.H është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 3 (tri) vite e 6 (gjashtë) muaj, për veprën penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar cili dënim do të ekzekutohet 15 ditë pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi si dhe për veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve ku është dënuar me dënim me gjobë në shumën prej 1 mijë euro.
I akuzuari S.C është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 2 (dy) vite e 6 (gjashtë) muaj.
Të akuzuarit B.S, V.A, B.I dhe M.SH janë shpallur fajtor dhe janë dënuar secili veç e veç me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 2 (dy) vite.
Të akuzuarit A.M dhe G.C janë shpallur fajtor dhe janë dënuar secili veç e veç me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 1 (një) viti.
Të akuzuarat A.A dhe D.R janë shpallur fajtore dhe janë dënuar secila veç e veç me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 1 (një) viti e 6 (gjashtë) muaj.
I akuzuari Q.P është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me gjobë në shumën prej 20 mijë euro për veprën penale falsifikim i dokumenteve.
Të akuzuarit I.H i është konfiskuar automjeti i markës Audi Q7, në vlerë prej 37.000,oo euro, veturën e markës VË Golf në vlerë prej 12.500 euro dhe një veturë tjetër e markës VË Golf në vlerë prej 16.800,oo euro dhe parat në shumë prej 11.000,oo si dobi pasurore e fituar me kryerjen e veprave penale, si dhe pistoleta e markës CZ.99 e kalibrit 9mm me nr.121623 me një karikator pa fishek.
Të akuzuarit S.C i është konfiskuar automjeti i markës VË Passat, prodhuar në vitin 2008, në vlerë prej 20.000,oo parat në shumë prej 10.560,oo franga zvicerane, 2.600,oo dollarë amerikan dhe 1.880,oo euro si dobi pasurore e fituar me kryerjen e veprave penale, si dhe pistoleta e markës Broving e kalibrit 9 mm, me një karikator me tetë fishekë dhe një pushkë karabinë me nr. serik 85269, prodhim Cërvena Zastava –Kragujevac, e kalibrit 8x57 mm, si dhe njëzet e dy fishekë të kësaj pushke.
Të akuzuarit M.SH i është konfiskuar banesa në Lagjen Kalabria me sipërfaqe prej 76.3m2, në shumë prej 38.150,oo euro si dobi pasurore e fituar me kryerjen e veprave penale.
Palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.