Lëvizja Vetëvendosje mposht Shpend Ahmetin në “luftën” për NPB-në

Prishtina

Lëvizja Vetëvendosje mposht Shpend Ahmetin në “luftën” për NPB-në

Më: 20 prill 2018 Në ora: 21:42
Ahmeti dhe Kurti

Ministria e Zhvillimit Ekonomik ka dhënë mendim ligjor se përzgjedhja e Bordit të përkohshëm të Ndërmarrjes Publike Banesore nga dy aksionarët Dren Kukaj e Qëndrim Sahiti nuk ka qenë në përputhje me ligjin.

Zyrtarë të MZHE-së i ka thënë KTV-së se kjo ministri nuk nxjerr vendime mbi ligjshmërinë e vendimeve të Ndërmarrjeve Publike, por në bazë të kërkesave të palëve në rastet kur e sheh te arsyeshme ofron opinione, të cilat mbi të gjitha kanë për qëllim ruajtjen e afarizmit të Ndërmarrjeve Publike.

E në bazë të këtij opinioni ligjor, tre aksionarët aktualë do të ushtrojnë detyrën e anëtarëve të bordit deri në zgjedhjen e bordit të ri.

Asamblisti i VV-së, Egzon Azemi thotë se MZHE-ja vërtetoi se Dren Kukaj veproi jashtëligjshëm kur emëroi bordin. Ai ka kërkuar nga Shpend Ahmeti ta shkarkojë Kukajn.

Kukaj nuk e ka pritur mirë opinionin ligjor të Ministrisë.

Megjithatë, ai ka thënë se ata zgjodhën bordin e përhershëm në mënyrë që të mos mungojë vendimmarrja në NPB.

Konkursi për zgjedhjen e katër anëtarëve të bordit të Ndërmarrjes Publike Banesore është hapur më 22 mars dhe do të mbyllet më 21 prill.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat