Zyrtarë policorë dhe prokurorë të Prishtinës kërkojnë avancimin e bashkëpunimit

Prishtina

Zyrtarë policorë dhe prokurorë të Prishtinës kërkojnë avancimin e bashkëpunimit

Më: 27 prill 2018 Në ora: 15:12
Zyrtarë policorë dhe prokurorë të Prishtinës

Drejtori Rajonal i Policisë së Prishtinës, nënkolonel Rexhep Sijarina është takuar sot me përfaqësuesit e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, të kryesuar nga kryeprokurori, Imer Beka, ndërsa  kanë folur për bashkëpunimin reciprok.

Nënkolonel Rexhep Sijarina u fokusua në fushat që kryesisht lidhen me  punët e përbashkëta, duke i dhënë një theks të veçantë dinamikës së zhvillimeve të fundit që po ndodhin në vend.

Nga ana tjetër, prokurori Beka, duke vlerësuar lartë koordinimin, që kanë zyrtarët e këtyre dy  institucioneve, forcimin e bashkëpunimit e cilësoi si lehtësim në aktivitetet e përbashkëta për të ardhmen.

Gjatë takimit, palët pjesëmarrëse diskutuan për gjetjen e mjeteve dhe metodave si dhe ndërmarrjen e masave të cilat do të ishin në funksion të koordinimit dhe avancimit të bashkëpunimit.

Palët gjithashtu u pajtuan se me gjithë se rolet e ndara në luftën kundrejt krimit dhe dukurive të tjera antisociale, qëllimin e kanë të përbashkët, ndërmarrjen e masave të cilat do t’i kontribuonin ngritjes së efikasitetit në kuadër të kësaj lufte në të gjitha fazat dhe format e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat