Një femër në Prishtinë goditet me veturë teksa po kalonte rrugën

Prishtina

Një femër në Prishtinë goditet me veturë teksa po kalonte rrugën

Më: 27 prill 2018 Në ora: 17:21
Foto ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur në orët e pasdites në rrugën “Bill Klinton”, në Prishtinë, ku si pasojë një këmbësore femër ka pësuar lëndime, pasi është goditjes me veturë, gjatë kohës kur po kalonte rrugën.

Në pamjet e siguruara shihet se një person i gjinisë femërore po qëndronte shtrirë, teksa gjaku rridhte në asfaltë.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00, ku në këtë  aksident trafiku, janë përfshirë një veturë dhe një këmbësore femër, e cila pas lëndimeve të marra, është dërguar për tretman mjekësor. Ndërsa me rastin po merret njësiti i trafikut.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat