Ismaili: Prishtina ka nevojë për një spital të qytetit

Prishtina

Ismaili: Prishtina ka nevojë për një spital të qytetit

Më: 30 prill 2018 Në ora: 15:10
Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili dhe Shpend Ahmeti

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili ka thënë se Prishtina ka nevojë për një spital të qytetit, por projekti dhe realizimi i tij ka vite që është zvarritur, duke lënë prishtinasit pa shërbime të merituara shëndetësore.

Ai ka shkruar në facebook se kur ka ardhur në krye të Ministrisë së Shëndetësisë, një nga prioritet e tij ka qenë ndërtimi i këtij spitali.

“Për ta avancuar këtë projekt, sot pata një takim të frytshëm me kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti, të cilin e falënderoj për bisedën konstruktive. Prishtina do të bëhet me spitalin e saj dhe rezultatet e para do të shihen së shpejti”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat