Vidhen librat në dollapin e Parkut të Qytetit

Prishtina

Vidhen librat në dollapin e Parkut të Qytetit

Më: 2 maj 2018 Në ora: 22:11
Dollapi i librave në Parkun e Qytetit

Dollapi i vendosur nga organizata “Film n’park” në Prishtinë, me librat të cilët ishin dhuruar për komunitetin, është vjedhur.

Një javë më parë, organizata “Film n’park” kishte vendosur një dollap me libra në Parkun e Qytetit.

Të gjitha librat në dollap janë vjedhur gjatë natës së kaluar.

Librat më pas janë gjetur të shitura tek librashitësit në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Sipas njoftimit të “Film n’Park”, autorja Nurimshahe Demalijaj, autore e dy librave ka shprehur gatishmërinë të blejë librat të cilat tashmë janë vjedhur,

“Nura botimet e saj i dërgonte tek librashitësit, dhe në vend të parave të gatshme ajo merrte libra. Për t’i marrë prapë librat tonë, ajo dhuroi 60 botime të dy librave të saj të cilat ia dha librashitësit”, thuhet në njoftimin e “Film n’ Park”.

Nga nesër librat do të vendosen përsëri në Parkun e Qytetit dhe do të vazhdojnë të mbrohen me idenë se kryeqytetit i duhet një bibliotekë publike në një hapësire publike e cila shfrytëzohet nga dashamirës të librave.

“Ne e kuptojmë gjendjen e mjerueshme ekonomike të qytetarëve që jetojnë në Kosovë, ata detyrohen madje të vjedhin edhe libra për ta siguruar mbijetesën ndoshta edhe për ca ditë. Shpresojmë që në një të ardhme mos të ketë njerëz që jetojnë në mjerim, njerëz që vjedhin libra për mbijetesë”, ka njoftuar organizata “Film n’Park”.

Ata po ashtu kanë falenderuar hajdutin e librave pasi nga kjo situatë u ka lindur ideja që filmi i radhës, i cili do të shfaqet në park, do të jetë “Hajdutja e Librave” (The Book Thief), gjithashtu libri i muajit të jetë “The book Thief”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat