Shpend Ahmeti prezanton e-kioskun në të cilin kryhen shumë shërbime

Prishtina

Shpend Ahmeti prezanton e-kioskun në të cilin kryhen shumë shërbime

Nga: D.RR Më: 4 maj 2018 Në ora: 21:16
Shpend Ahmeti prezanton e-kioskun në të cilin kryhen shumë shërbime

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, bashkë me Drejtorin e Administratës Muhedin Nushi, zëvendës ministrin e Punëve të Brendshme Selami Shkodra dhe Drejtorin e Pergjithshem te ARC-se Bekim Hoxha kanë prezantuar e-kioskun e vendosur në objektin e Agjensionit të Regjistrit Civil.

Nga ky e-kiosk mund të nxjerren çertifikata e lindjes, çertifikata e lindjes për fëmijë, ekstrakti, çertifikata e vendbanimit, çertifikata e shtetësisë, çertifikata e martesës, dhe do të mund të nxirret dhe të paguhet aty për aty fatura e tatimit në pronë, shkruan "Bota sot".

I pari i Prishtinës ka bërë të ditur se shpejti do të vendosen edhe dy të tilla, një në Ulpanë e tjetra afër sheshit ‘Zahir Pajaziti’.

Postimi i plotë:

Sot, bashkë me Drejtorin e Administratës Muhedin Nushi, zëvendës ministrin e Punëve të Brendshme Selami Shkodra dhe Drejtorin e Pergjithshem te ARC-se Bekim Hoxha prezantuam e-kioskun e vendosur në objektin e Agjensionit të Regjistrit Civil.

Nga ky e-kiosk mund të nxjerren: çertifikata e lindjes, çertifikata e lindjes për fëmijë, ekstrakti, çertifikata e vendbanimit, çertifikata e shtetësisë, çertifikata e martesës, dhe do të mund të nxirret dhe të paguhet aty për aty fatura e tatimit në pronë. Për më tepër, në këtë e-kiosk, është edhe hapësira për informimin e turistëve, Turist Info. Në të njëjtin aparat është i vendosur edhe telefoni që lidhet direkt me Qendrën e Thirrjeve të Komunës, ku secili qytetar mund ta informojë Komunën për çdo parregullsi.

Së shpejti do të vendosen edhe dy të tilla, një në bashkësinë lokale në Ulpianë dhe një tjetër në afërsi të sheshit “Zahir Pajaziti”.

Ky e-kiosk aktualisht është më i avancuari në rajon për nga shërbimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat