Për 4 muaj mbi 700 shkyçje dhe 1200 lëndë nga ujësjellësi

Prishtina

Për 4 muaj mbi 700 shkyçje dhe 1200 lëndë nga ujësjellësi

Më: 10 maj 2018 Në ora: 11:41
Ilustrim

KRU ” Prishtina ” ka njoftuar konsumatorët në zonën e shërbimit, se nga 25 janari ka filluar me masa ndëshkuese për të gjithë borxhlinjtë e shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit.

Me shkyçje po përballet secili konsumatorë që ka, dy e më shumë fatura të papaguara ndaj shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit.

Kjo kompani përmes një kumtese për media, ka njoftuar se brenda katër muajve, janë realizuar mbi 700 shkyçje nga sistemi i rrjetit të ujësjellësit, janë vizituar mbi 3000 konsumatorë borxhlinj dhe janë dërguar te përmbaruesit privat rreth 1200 lëndë të konsumatorëve që nuk janë të rregullt ndaj shërbimeve të ujësjellësit. 

Vetëm në muajin prill  janë shkyçë 170 konsumatorë.

Në shkyçje janë të përfshira tetë komunat në të cilat operon KRU ” Prishtina” sh.a.si : Prishtina, Fushë Kosova, Obiliqi, Podujeva, Shtimja, Drenasi, Lipjani dhe Graçanica, me fshatra përreth.

Borxhi total i konsumatorëve ndaj KRU”Prishtina” sh.a. është rreth 50 milionë euro.

KRU ”Prishtina” sh.a. fton konsumatorët që;

T’u përgjigjen pozitivisht të gjitha obligimeve financiare për shërbimet e ujësjellësit dhe kanalizimit, në mënyrë që të evitojnë shkyçjen nga shërbimet,

Të gjithë konsumatorëve që kanë përfituar nga Ligji për Faljen e Borxheve Publike, u bëjmë thirrje që të respektojnë në përpikëri kontratat për riprogramimin e borxhit, gjithnjë duke paguar këstet e përcaktuara sipas kontratës së nënshkruar nga të dyja palët,

Duke filluar nga data 1 shkurt 2018, të gjithë konsumatorët që kanë përfituar nga Ligji për Faljen e Borxheve Publike dhe nuk iu janë përmbajtur Kontratës për pagesën me këste të borxhit të riprogramuar, do të iu rikthehet borxhi i falur, bazuar në Ligjin për Faljen e Borxheve Publike.

Aksioni do të vazhdojë deri në fund të vitit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat