KFW do të investojë në rrjetin e kanalizimit në Prishtinë

Prishtina

KFW do të investojë në rrjetin e kanalizimit në Prishtinë

Më: 15 maj 2018 Në ora: 12:39
Drejtori i Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave, Gëzim Mehmeti

Drejtori i Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave, Gëzim Mehmeti, është takuar sot me delegacionin e KfW-së të udhëhequr nga Kirk Mildner, drejtor i divizionit për infrastrukturë komunale dhe transport për Evropën juglindore, dhe Rene Escheman, drejtor i zyrës për Kosovë dhe Maqedoni, me të cilët diskutoi për investimet e ardhshme në rrjetin e kanalizimit dhe në kolektorë.

“Dihet që Prishtina ka probleme me kanalizim, sidomos për shkak të rrjetit të vjetër, rrjet ky që është paraparë asokohe për shumë më pak banorë, e që nuk e përballon dot mbipopullimin që ka ndodhur pas luftës”, thuhet në një komunikatë për media nga komuna e Prishtinës.

Aktualisht është duke u punuar në rrugët “Fehmi Agani”, “Çajupi”, “Hajdar Dushi”, “Meto Bajraktari”, dhe muajin tjetër do të vazhdohet në rrugët “Andrea Gropa” dhe “Bedri Pejani”.

“Bashkëpunimi me KfW-në do të thellohet edhe më tutje, si domosdoshmëri e intervenimeve të përbashkëta në infrastrukturën nëntokësore, ashtu që të evitohen problemet me kanalizim dhe ujësjellës brenda qytetit të Prishtinës”, ka thënë Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat