Ahmeti i jep më shumë drejtori VV-së, por jo postin e nënkryetarit

Prishtina

Ahmeti i jep më shumë drejtori VV-së, por jo postin e nënkryetarit

Më: 25 maj 2018 Në ora: 21:37
Shpend Ahmeti

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se do t’i japë Vetëvendosjes më shumë pushtet në Prishtinë, por jo postin e nënkryetarit të Komunës.

Në një intervistë në emisionin “038”, Ahmeti ka thënë se po vazhdojnë bisedimet me Vetëvendosjen.

“Asnjë shkronjë nga programi qeverisës i prezantuar në fushatë nuk e kam ndryshuar”, ka thënë Ahmeti, duke shtuar se pasi që kanë fituar bashkë në zgjedhje është i gatshëm që Vetëvendosje të ketë më shumë pushtet.

Ahmeti ka përmendur se tani Vetëvendosje ka vetëm 7 këshilltarë komunalë dhe ndarja e pushtetit duhet të bëhet edhe në bazë të numrave.

“Nënkryetar të dytë të komunës mendoj ta emëroj, Muhedin Nushin, i cili është i shkëlqyer si drejtor i administratës dhe është njeri apartiak”, ka thënë Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat