Rugova akuzon Ahmetin, për inate me VV dhe mos zbatim të programit për Prishtinën

Prishtina

Rugova akuzon Ahmetin, për inate me VV dhe mos zbatim të programit për Prishtinën

Më: 31 maj 2018 Në ora: 20:25
Shpend Ahmeti

Drejtori i Kulturës në Komunë e Prishtinës, Yll Rugova, nga Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar sot përmes një postimi për mos bashkëpunim të kryetarit të komunës Shpend Ahmeti nga PSDK për implementimin e programit për Prishtinën të VV, me të cilin ka fituar Ahmeti zgjedhjet si kandidat i VV-së.

Sipas tij, ndërprerja e bashkëpuimit mes VV dhe PSD po vështirëson punë e  komunës dhe prandaj duhet koalicion mes partisë së ndarë.

“Kjo që ndodhi sot në Kuvendin Komunal të Prishtinës tregon se është i domosdoshëm formalizmi i një koalicioni të mirëfilltë të PSD-së edhe me Vetëvendosjen në Komunën e Prishtinës. Pas shkëputjes së kryetarit të komunës nga Vetëvendosja, dhe ndërprerjes së bashkëpunimit për implementim të programit të përbashkët zgjedhor në Prishtinë, është e domosdoshme të bëhet kjo marrëveshje e re. Për këtë program kanë votuar qytetarët dhe për këtë program bashkërisht kemi garuar në zgjedhje”, ka thënë Rugova.     

“Nuk kemi hesape që për inate politike të sakrifikojmë projektet qenësore për qytetarët e Prishtinës. Udhëheqja e cila nuk e mundëson këtë koalicion është udhëheqje e cila s'e ka prioritet qytetarin. Prishtina nuk ka kohë për inate personale, Prishtina ka nevojë për punë serioze drejt ndërtimit të kryeqytetit të Kosovës”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat