Banorë të kësaj lagjeje nesër 8 orë pa ujë

Prishtina

Banorë të kësaj lagjeje nesër 8 orë pa ujë

Më: 7 qershor 2018 Në ora: 15:52
Ilustrim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ” Prishtina ” njofton konsumatorët e rrugës “Fehmi Agani “ në Prishtinë se gjatë ditës së nesërme, duke filluar nga ora 08 – 16 , gjithsej 8 orë, do të ndërpritet furnizimi me ujë të pijshëm.

“Arsyeja e ndërprerjes së furnizimit me ujë janë punimet teknike në sistemin e ujësjellësit dhe kanalizimit nga ana e Komunës së Prishtinës, gjegjësisht realizimi i kyçjes së tubit të ri dhe largimi i të vjetrit. Këto punime teknike po realizohen, me qëllim të përmirësimit të infrastrukturës së  ujësjellësit dhe kanalizimit”, thuhet në njoftimin e Ujësjellësit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat