Seancë solemne për Ditën e Çlirimit të Prishtinës

Prishtina

Seancë solemne për Ditën e Çlirimit të Prishtinës

Më: 11 qershor 2018 Në ora: 12:18
Komuna e Prishtinës

Komuna e Prishtinës ka mbajtur një seance solemne në asamblenë komunale për nder të Ditës së Çlirimit të Prishtinës.

Në këtë ceremoni nënkryetari i Prishtinës, Selim Pacolli, e vlerësoi të shenjtë kontributin dhe gjakun e dëshmorëve të rënë për këtë kauzë, përderisa tha se ngelet obligim i institucioneve që ta çojnë në vend amanetin e dëshmorëve për të punuar në mënyrë që të gjithë të kenë siguri e arsim të dinjitetshëm.

Përfaqësuesi i organizatave të dala nga lufta, Fatmir Sopi, tha se këtë liri e gëzojmë falë përpjekjeve të shumta të paraardhësve tanë dhe dëshmorëve, njëkohësisht edhe falë kontributit të ndërkombëtareve.

Sopi vlerësoi se 19 vjet pas çlirimit të Prishtinës ka pasur arritje mirëpo jo sa do të duhej të kishte.

Pas seancës solemne zyrtarët komunal pritet të bëjnë homazhe tek varrezat e dëshmorëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat