Nesër pa ujë të pijshëm dy zona të Prishtinës

Prishtina

Nesër pa ujë të pijshëm dy zona të Prishtinës

Më: 17 qershor 2018 Në ora: 16:51
Ilustrim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ”Prishtina” ka bërë të ditur për konsumatorët e rrugës ”Fehmi Agani”, konsumatorët e lagjes ”Tophane” dhe zonat e tjera përreth tyre në qytetin e Prishtinës se gjatë ditës së nesërme, 18 qershor 2018 e hënë, duke filluar nga ora 09 – 17 , gjithsej 8 orë, do të ndërprehet furnizimi me ujë të pijshëm.

Arsyeja e ndërprerjes së furnizimit me ujë , janë vazhdimësitë e punimeve teknike në sistemin e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit nga ana e Komunës së Prishtinës.

Këto punime teknike po realizohen me qëllim të përmirësimit të vazhdueshëm të infrastrukturës së  rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat