Fëmija dy vjeç dhunohet fizikisht në një kopsht në Prishtinë, nëna rrëfen tmerrin

Prishtina

Fëmija dy vjeç dhunohet fizikisht në një kopsht në Prishtinë, nëna rrëfen tmerrin

Më: 26 qershor 2018 Në ora: 07:48
Pamje nga video

Dy vjeçari O.C nga Prishtina ka pësuar dhunë nga stafi i një kopshti në lagjen Bregu i Diellit, kopsht në të cilin e kishin dërguar prindërit e tij.

Nëna e tij e cila nuk ka dashur t’i zbulohet identiteti ka thënë se djali i saj me datën 19 qershor nga kopshti ka dalë me disa shenja dhunë dhe se sipas saj ishte tejet i shqetësuar.

“Djali ka qenë shumë i stresuar dhe i frikësuar. Ka pasur shenja dhunë. Po ashtu me ditë të tëra ai vetëm ka qajt nga frika. Unë kur i flisja vajzave të mia duke iu thënë fjalën qetësi ai reagonte dhe vetëm qante”, ka thënë nëna e tij për Arbresh.

Ajo ka treguar se rastin e kanë njoftuar në polici.

“Rasti është në hetim e sipër dhe presim nga Policia që të zbardhet e vërteta se kush nga stafi ka përdorur dhunë tek djali im. Jemi te stresuar tërë këto ditë pasi që ai është shumë i frikësuar sepse është traumatizuar”, ka shtuar ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat