E tmerrshme: Personi në Prishtinë rrah bashkëshorten në sy të fëmijëve

Prishtina

E tmerrshme: Personi në Prishtinë rrah bashkëshorten në sy të fëmijëve

Më: 28 qershor 2018 Në ora: 12:36
Ngjarja ka ndodhur afër “Termokosit”.

Një person në Prishtinë ka eskaluar duke e parkuar makinën e tij për ta sulmuar fizikisht gruan e tij në sy të fëmijëve dhe personave të tjera.

Ngjarja ka ndodhur afër “Termokosit”, teksa Insajderi ka siguruar pamje nga ky moment. Fillimisht personi ka parkuar veturën dhe më pas ka filluar të ushtrojë dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Prezent në këtë ngjarje shihet edhe një e mitur që dëgjohet duke qarë.  Në këtë ngjarje një kalimtare e rastit po ashtu shihet se është konfrontuar me sulmuesin, të cilin ka tentuar ta ndalonte teksa ai sulmonte bashkëshorten e vet.

E gjitha ngjarja besohet të ketë ndodhur në orët e mbrëmjes të së mërkurës. Në raportin e Policisë së Kosovës për ditën e djeshme nuk është raportuar për një ngjarje të tillë, ndërsa deri më tani Policia e Kosovës nuk i është përgjigjur thirrjeve të Insajderit për të dhënë detaje rreth rastit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat