Veseli: PDK po krijon gjeneratë për qeverisje transformuese në Prishtinë

Prishtina

Veseli: PDK po krijon gjeneratë për qeverisje transformuese në Prishtinë

Më: 4 korrik 2018 Në ora: 18:55
Kuvendi Zgjedhor të Rinisë Demokratike të Kosovës, dega në Prishtinë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, deklaroi sot se Prishtina ka nevojë për një gjeneratë të re qeverisëse për ta zhvilluar atë dhe për ta bërë vërtet kryeqytet.

Ai këto komente i bëri në Kuvendin Zgjedhor të Rinisë Demokratike të Kosovës, dega në Prishtinë, me ç’rast tha se marrja e përgjegjësive politike nga rinia është garanci e transformimit dhe zhvillimit të shtetit të Kosovës. 

“Çdo gjë e mirë që i ka ndodhë Kosovës, ka nisur me rininë. Prandaj edhe ne i kemi filluar zgjedhjet e brendshme me rininë”, tha Veseli para delegatëve.

Ai theksoi se PDK-ja është garanci e zhvillimit të Kosovës, ashtu siç ka qenë deri tash.

“Ne kemi një vizion të qartë për vendin. Për një shtet të barabartë, me respekt për njëri-tjetrin, me respekt për vendin. Do të punojmë bashkë, me sinqeritet dhe pa mburrje. Jam i frymëzuar nga motivi juaj për të punuar në transformimin ekonomik të vendit”, tha kryetari Veseli. 

Ndërsa zëvendëskryetari Enver Hoxhaj, tha se PDK-ja është parti e shpresës dhe zhvillimit, andaj rinia po i bashkohet platformës së Dekadës së Re si adresa e shpresës dhe zhvillimit. 

Ndryshe, të shtunën dhe të dielën zhvillohet Konventa Zgjedhore e Rinisë Demokratike të Kosovës, derisa në vjeshtë fillojnë zgjedhjet në strukturat tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat