Shpërndahen fletushka për fëmijët lëmoshëkërkues

Prishtina

Shpërndahen fletushka për fëmijët lëmoshëkërkues

Më: 5 korrik 2018 Në ora: 07:27
Ilustrim

Komuna e Prishtinës bashkë me Policinë e Kosovës organizojnë aktivitet me qëllim të vetëdijesimit të qytetarëve lidhur me fëmijët që kërkojnë lëmoshë në rrugë dhe ata që bëjnë punë të rënda.

Grupi punues ka përgatitur një fletushkë me pasojat e këtyre dukurive, e cila do të fillojë të shpërndahet sot tek semaforët afër Katedrales.

Se fundmi Policia e Kosovës në një plani operativ te quajtur “Identifikimi i fëmijëve në situatë rruge si viktima të mundshme të trafikimit” realizuar gjatë muajit Qershor në gjithë  territorin e Republikës së Kosovës ka identifikuar 86 fëmijë lëmoshëkërkues.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat