Mbahet aktiviteti “Plogging” për mbledhjen e mbeturinave në Gërmi

Prishtina

Mbahet aktiviteti “Plogging” për mbledhjen e mbeturinave në Gërmi

Më: 5 korrik 2018 Në ora: 17:07
Gërmi

Ambasada e Suedisë në Kosovë sot në Parkun e Gërmisë mbajti një aktivitet të ashtuquajtur “Plogging” për mbledhjen e mbeturinave, e cila është nismë që po përhapet në mbarë botën, që duke vrapuar, ecur dhe shëtitur, në të njëjtën kohë të mblidhen edhe mbeturina.

Ky trend është në Kosovë është sjell nga Ambasada e Suedisë, ku ambasadori në largim Henrik Nilsson, te porta hyrëse e Parkut të Gërmisë në Prishtinë shpalli hapjen e aktivitetit.

Ai me këtë rast tha se Ambasada e Suedisë në Prishtinë i bashkëngjitet këtij trendi që përçon mesazh për rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit e që në të njëjtën kohë është i dobishëm për shëndetin.

Diplomati suedez ka inkurajuar të rinjtë, të moshuarit,  vrapues dhe jo-vrapues që t’i bashkohen kësaj nisme për shëndet më të mirë dhe për Kosovën pa plehra.

Nilsson: Jemi mbledhur për të bërë diçka të rëndësishme për mjedisin

“Është kënaqësi t'ju shohim këtu, sepse jemi mbledhur për të bërë diçka shumë të rëndësishme, për të bërë diçka për mjedisin dhe për të rritur ndërgjegjësimin e qytetarëve tanë, trendin pjesë e së cilit po bëhemi tani ne e quajmë “Plogging” dhe është një kombinim i fjalës suedeze “Plocka upp”, që në thelb do të thotë të mbledhim dhe ky term u shpik dy vjet më parë nga një multi sportist suedez. Ai tentoi të kombinonte argëtimin me diçka shumë të dobishme për një mjedis, aq zbavitës në kuptimin që është e lehtë, të gjithë mund ta bëjnë këtë, është mirë për shëndetin tonë dhe e mirë për natyrën, prandaj është me të vërtetë një situatë fitimtare”, tha Nilsson.

Diplomati suedez uron që ky aktivitet të nxisë qytetarët të organizojnë “Plogging” në mbarë Kosovën për mbajtjen e ambientit të pastër, pasi angazhimi i përbashkët është më se i rëndësishëm.

Nilsson: Sot është dita e parë që ne e bëjmë këtë në Kosovë

“Shprehjet filluan të përdoren dy vjet më parë dhe tashmë kemi pasur miq në Londër, Nju Delhi dhe në qytete tjera të botës, natyrisht në Stokholm ku ka filluar, por sot është dita e parë që ne e bëjmë këtë në Kosovë, të gjithë e dimë për sfidat mjedisore që ne kemi jo vetëm në Kosovë, por në të gjitha vendet e botës dhe nganjëherë mund të jetë pak e vështirë për një individ të kuptoj se çfarë mund të bëj, për ta bërë situatën mjedisore më të mirë dhe për të përmirësuar situatën globale, por edhe situatën ku jetojmë. Pra, mbledhja e plehrave dhe e vrapimit është shumë e lehtë dhe shpresoj se do të përshtatet në diçka më të gjerë se na bën të fillojmë të mendojmë se si mund t'i bëjmë gjërat së bashku. Unë jam një individ, por së bashku jemi një masë dhe kur bëhemi bashkë, gjëra të mëdha mund të ndodhin”, tha Nilsson.

Për Suedinë, mbrojtja e mjedisit është prioritet, andaj Suedia dhe Kosova bashkëpunojnë me Ministrinë e Mjedisit dhe të Planifikimit Hapësinor dhe me organizata të shoqërisë civile me qëllim që të kontribuojnë për mjedis më të mirë, më të pastër dhe më të shëndetshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat