Ky është orari i provimeve pranuese në UP

Prishtina

Ky është orari i provimeve pranuese në UP

Më: 8 korrik 2018 Në ora: 16:50
Ilustrim

Në mbledhjen e fundit të Senatit të UP-së është marrë vendimi për hapjen e afatit për pranimin e studentëve në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Datat e mbajtjes së provimeve pranuese në fakultetet e ndryshme janë të shpallura më poshtë.

Provimi pranues do të mbahet më datë 19.07.2018 – 21 .07.2018 , sipas orarit në vijim:

Fakulteti Filozofik më datë 19.07.2018 në ora 09:00
Fakulteti Filologjisë më datë 20.07.2018 në ora 09:00
Fakulteti Juridik më datë19.07.2018 në ora 09:00
Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës më datë 19.07.2018, fillon në ora 09:00 -15:00
Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike më datë 19.07.2018, fillon në ora 15:30 -17:30
Fakulteti i Arteve të Bukura më datë19.07.2018 dhe 20.07.2018, në ora 09:00
Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinës më datë 19.07.2018, në ora 09:00
Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike më datë 20.07.2018, fillon në ora 09:00 –11:00
Fakulteti i Edukimit Fizik dhe i Sportit më datë 19.07.2018 dhe 20.07.2018, në ora 08:00
Fakulteti i Edukimit më datë 20.07.2018, në ora 09:00
Fakulteti i SHMN-në më datë 19.07.2018, në ora 09:00
Fakulteti Ekonomik më datë 20.07.2018, në ora 09:00
Fakulteti i Mjekësisë më datë 07.2018 duke filluar nga ora 09:00

Në njoftim thuhet që të gjithë kandidatët në provim pranues duhet ta posedojnë letërnjoftimin, pa të cilin nuk mund t’i nënshtrohen provimit pranues. Në kohën e mbajtjes së provimit pranues po ashtu ndalohet përdorimi i telefonëve celularë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat