Ta mbrojmë ambientin në Prishtinë

Prishtina

Ta mbrojmë ambientin në Prishtinë

Nga: Behram Krasniqi Më: 9 korrik 2018 Në ora: 10:20
Prishtinë

Në qytetin e Prishtinës, në sheshin që mban emrin e heroit kombëtar Zahir Pajaziti, ka disa vite që askush nuk përkujdeset për këtë mini-kopsht që gjendet në këtë pjesë të qytetit. Siç shihet edhe në këtë foto, bari pothuajse është tretur fare, pasi që mungon dora e kompanisë përkatëse në Komunë që të mbjellë barin e ri.

Dihet se gjelbërimi është mëse i nevojshëm, sidomos në Kryeqytetin e Kosovës, pasi që herë pas here po ballafaqohet me mungesë të ajrit të pastër, si pasojë e shumë anomalive që po ndodhin. Heroi kombëtar Zahir Pajaziti dhe dëshmorët e heronjtë tjerë ka rënë për çlirimin e trojeve tona etnike shqiptare, për ta gëzuar jo vetëm lirinë e munguar shumë, por edhe që fëmijët tanë, pasardhësit tanë, të kenë ku të luajnë në sipërfaqe të gjelbëruara. Kjo tashmë jo vetëm në këtë pjesë të qytetit po i mungon Prishtinës.

Ta mbrojmë ambientin! Ta mbrojmë pastërtinë! – Kështu do të thonin fëmijët dhe të gjithë qytetarët tanë. Të mbjellim sa më shumë hapësira me lule dhe bar, në mënyrë që gjelbërimi, nëse jo të dominojë, së paku të arrijë deri në nivelin ku është mëse i domosdoshëm, siç është kjo hapësirë në kryeqytetin tonë. (b.k.)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat