Kaq para i ka fituar gjatë ditës një lypëse në Prishtinë

Prishtina

Kaq para i ka fituar gjatë ditës një lypëse në Prishtinë

Më: 13 korrik 2018 Në ora: 18:22
Foto ilustrim

Një grua në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë duket se bënë goxha pazar duke kërkuar lëmoshë në rrugët e kryeqytetit. Në një qoshe të rrugës ajo nxjerrë një deng parash të cilat i numëron e më pas i fut në çantë duke shikuar mos ta shoh askush.

Numri i atyre që kërkojnë lëmoshë nëpër Prishtinë është i madh. Zakonisht ata janë fëmijë dhe pleq, raporton Insajderi.

Po ashtu dyshimet se shumë nga lypsarët janë të organizuar nga kontrabandës ekzistojnë dhe shpeshherë janë bërë thirrje që të mos u jepet para.

E Policia e Kosovës në fillim të këtij muaji ka realizuar një plan operativ ku ka identifikuar 86 fëmijë lëmoshëkërkues ndërsa janë iniciohen 15 raste për “Keqtrajtim apo braktisje të fëmijës”.

“Plani  Operativ “Identifikimi i fëmijëve në situatë rruge si viktima të mundshme të trafikimit” realizuar gjatë muajit Qershor 2018,  është zbatuar në gjithë  territorin e Republikës së Kosovës, përfshire periudhën kohore  nga data 11.06.2018 deri me datë 30.06.2018, nga të gjitha njësitë e Drejtorisë për hetimin e trafikimit me qenie njerëzore (DHTQNJ-së)  dhe akterët tjerë relevant si:  Prokuroritë  në rajonet përkatëse,  Qendrat për punë sociale,  Drejtoria për migrim dhe të huaj, Njësitë e Migrimit në kuadër të drejtorive rajonale të policisë kufitare dhe stacionet policore”, thuhet në një njoftim të policisë më 3 korrik të këtij viti.

Po ashtu policia e Kosovës ka identifikuar edhe fëmijët lëmosh këkrues të cilët janë shtetas të Shqipërisë, ku numri i tyre prin në krahasim me të Kosovës, rreth 58 shtetas të Shqipërisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat