Rrezikohen nga gropa e madhe me ujë në Prishtinë, banorët nesër protestojnë!

Prishtina

Rrezikohen nga gropa e madhe me ujë në Prishtinë, banorët nesër protestojnë!

Më: 14 korrik 2018 Në ora: 17:26
Ilustrim

Banorët e fshatit Mramur të Komunës së Prishtinës nesër do të protestojnë.

Sipas një njoftimi, në rrjete sociale protesta do të bëhet  pasi vite më parë në Kolovicë të kryeqytetit afër këtij fshati  kanë humbur jetën dy fëmijë në vendin e quajtur ‘gropë e madhe me ujë’ ku si pasojë e neglizhencës së institucioneve në Kosovë po rrezikohen banorët me humbje të jetës.

Lajmin e ka treguar ish Kordinatori i KEK-ut, Rashit Gashi.

“Nesër protestojmë sepse pasnesër mund të bëhet vonë!

Si pasojë e neglizhencës së institucioneve tona vite më parë humbën jetën dy fëmijë në Kolovicë të Prishtinës, thuajse në një ambient të njëjtë me këtë të fshatit Mramur vetëm se tek ne është edhe më keq pasi është edhe Tensioni i lartë i rrymës që na rrezikon nga puna e mbrapshtë e kontraktorit”, thuhet në njoftim në llogarinë e Gashit në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat