Shpend Ahmeti: Komuna nuk lëshon leje për hedhjen e fishekzjarrëve

Prishtina

Shpend Ahmeti: Komuna nuk lëshon leje për hedhjen e fishekzjarrëve

Nga: A.M. Më: 14 korrik 2018 Në ora: 18:54
Shpend Ahmeti

Kryetari i komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti ka sqaruar se Komuna e kryeqytetit nuk lëshon leje për fishekzjarre sepse nuk ka kompetencë.

Po ashtu, ai ka thënë se për mjete piroteknike "i kemi drejtuar tek MPB dhe policia sic e kërkon Ligji".

Sqarim i Ahmetit:

Komuna e Prishtinës nuk lëshon leje për fishekzjarre sepse nuk ka kompetencë. Po e bashkangjes edhe ligjin edhe lejen që e kemi lëshuar për koncertin.

Çdo vit ProCredit organizon koncertin e përvjetorit me artistë të njohur dhe çdo vit ne kemi lëshuar pëlqimin me kushtin që të marrin lejen e Universitetit te Prishtinës. Për mjete piroteknike i kemi drejtuar tek MPB dhe policia siç e kërkon Ligji.

Në Prishtinë, PCB ka financuar dy parqe të mëdha, në Dardani dhe Heroinat. Për këtë, i falënderojmë.

Edhe në këtë rast Prishtina do të ishte falënderuese nqs paratë e fishekzjarrëve do të mund të shpenzoheshin për mbjellje të drunjve shtesë.

I përkrahim iniciativat qytetare por do të ishte mirë që të niset një e përgjithshme për mjetet piroteknike. Mjafton të bëhet një hulumtim për importin e mjeteve dhe po ashtu për lejet që lëshohen për çdo javë. Dhe të krahasohen edhe me shtetet e tjera.

Por, nuk mund ti kuptoj shpifjet e ish kolegëve të mi që çdo ngjarje mundohen me keqpërdor për sulme. Vitin e kaluar kanë qenë 3000 kg në evenimentin e njëjtë ku edhe kanë qenë nëpër drejtori dhe nuk ka pas asnjë reagim. Sivjet për 1000 kg nuk lanë fjalë pa shpif.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat