Thyhet shtylla e ndriçimit, rrezikohet me jetë Ismail Gjikolli

Prishtina

Thyhet shtylla e ndriçimit, rrezikohet me jetë Ismail Gjikolli

Më: 28 korrik 2018 Në ora: 18:17
Ismail Gjikolli

Sot rreth orës 14:00, para shtëpisë së Ismail Gjikollit në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë është thyer shtylla e ndriçimit të rrugës, e cila ka rrezikuar jetën e pronarit të shtëpisë dhe kalimtarëve të rastit.

Duke fajësuar komunën e Prishtinës për shërbime jo cilësore, Gjikolli thotë se pesha e dritës së shkëputur nga shtylla është diku rreth 30 kilogram, e që fatmirësisht prej këtij rreziku nuk ka pasur dëme në njerëz.

Gjikolli: U rrezikova me jetë

“Ka rënë drita, kam qenë jashtë këtu në farësi të shtyllës dhe për një herë veç kur ka rënë drita prej së lartit. Dritën veç po e shihni, një femër ka qenë me kolicë, me fëmijë. Këto gabime i ka bërë të gjitha komuna, duke ju dhënë tenderë jo ekspertëve. Lartë (dritat) i kanë lënë pa shrafa(bulon), veç i kanë montuar. Rëndësia e saj diku afër 30 kilogram i ka. Ne komunë i paguajmë të gjitha tatimet që kërkohen dhe nuk e di deri kur kështu. Shpirtin po donë me na nxjerrë, kurrfarë shërbimi nuk të ofrojnë… Kjo për fat, fati ka qenë, ka mundur edhe mua me më lënë në vend, por edhe asaj femrës me fëmijë dhe ka mundur në vend me mbetur”, ka thënë Gjikolli.

Ai tha se ka lajmëruar komunën dhe policinë.  Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia e Kosovës, ndërsa zyrtarët komunal jo. KP ka tentuar të kontaktoj zyrtarë komunal, por nuk janë lajmëruar në telefon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat