Parku arkeologjik Ulpiana gjatë vitit 2018 kishte mbi 18 mijë vizitorë

Prishtina

Parku arkeologjik Ulpiana gjatë vitit 2018 kishte mbi 18 mijë vizitorë

Më: 1 gusht 2018 Në ora: 15:39
Gashi dhe Ademi

(E plotësuar) - Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi dhe homologu i tij nga Maqedonia, Asaf Ademi sot vizituan Parkun Arkeologjik Ulpiana, për të parë për së afërmi me punimet e gërmimeve që janë bërë deri më tani.

Me këtë rast, ministri Gashi tha se ministria që ai drejton është e përkushtuar në ruajtjen dhe mbrojtjen e aseteve të trashëgimisë kulturore në vend.

Gashi: Ulpiana  po merr pamje jashtëzakonisht të bukur

“Ulpiana tani po merr pamje jashtëzakonisht të bukur, një monument shumë i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore dhe tani po shtohet edhe si pikë turistike ku vetëm gjatë vitit 2018 kemi mbi 18 mijë vizitorë dhe kjo tregon se sa kanë qenë të rëndësishme investimet MRKS në këtë lokalitet të trashëgimisë kulturore”, tha ministri Gashi.

Ndërsa ministri Ademi, i cili për herë të parë ndodhet zyrtarisht në Kosovë, se gjatë takimit me ministrin Gashi janë dakorduar për të nënshkruar protokoll të bashkëpunimit mes dy vendeve në aspektin e kulturës.

Ademi: Është bërë punë mahnitëse

“Pata kënaqësinë që bashkë me ministrin dhe stafin e parkut arkeologjik Ulpiana të jem dëshmitarë të një pune cilësore, e cila është realizuar këtu dhe të shpreh habinë time se edhe sa shumë punë ka për të u bërë duke marrë parasysh qe vetëm 2% i punëve janë bërë, ndërsa gjithçka që është bërë është mahnitëse e që dëshmon për një trashëgimi kulturore”, tha Ademi.

Ndryshe, punimet për gërmime në parkun arkeologjik Ulpiana do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, duke bërë këtë vend një monument të rëndësishëm në fushën e trashëgimisë kulturore të Kosovës.

Gashi dhe Ademi vizitë në Parkun Arkeologjik “Ulpiana” (Drejtpërdrejt)

Gashi dhe Ademi vizitë në Parkun Arkeologjik “Ulpiana”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat