Një aksion për pastrimin e kryeqytetit nëpër lagje të ndryshme po zhvillohet nga vullnetarët e iniciativës “Të bashkuar për të mirën”.
Kjo nismë ka për qëllim zhvillimin e qytetarisë aktive në dobi të shoqërisë, duke pastruar mbeturina në disa vende.
Iniciativa ka shpërndarë disa video në rrjete sociale ku shihen vullnetarët duke pastruar edhe në hapësirat në mes të ndërtesave me banorë.