Nesër nis faza e katërt e dezinsektimit në Prishtinë

Prishtina

Nesër nis faza e katërt e dezinsektimit në Prishtinë

Më: 3 gusht 2018 Në ora: 14:35
Foto ilustrim

Nesër do të nis faza e katërt e dezinsektimit hapësinor në Komunën e  Prishtinës.

Komuna që drejtohet nga Shpend Ahmeti bën me dije se kjo ditë është zgjedhur pas të gjitha pregatitjeve teknike dhe operative nga ana e Komunës dhe kompanisë kontraktuese dhe pasi që parashikimet klimatike sigurojnë në javë me mot stabil dhe pa reshje , për arsye se reshjet e ulin dukshëm efektin e dezinsektimit.

“Në rast të reshjeve të shiut , puna ndërpritet për të vazhduar ditën në vijim kurr kushtet atmosferike janë të favorshme.Duke u bazuar në këto të dhëna, dhe këtë herë do të dezinsektohet sipërfaqja prej 6200 hektarë , duke përfshirë edhe zonat rurale ku ka potencial të lartë të zhvillimit të këtyre insekteve” .

Dezinsektimi do të bëhet çdo ditë duke filluar nga ora 19:30 deri në orën 23:30, sipas datave të më poshtme nëpër lagje e caktuara.

Më poshtë orari i zonave ku do të bëhet dezinsektimi:

04.08.2018:  PARKU I QYTETIT, AKTASH, QYTETEZA PEJTON, QENDRA E QYTETIT, LAGJA E MUHAXHEREVE, VELLUSHE (BLLOQET -SHTEPIA E PLEQEVE), TOPHANE

05.08.2018: DARDANIA, LAKRISHTE, ARBERIA, SHKABAJ, ULPIANA, ZONA INDUSTRIALE, KAZERMA ADEM JASHARI.

06.08.2018:  PRISHTINA E RE (VETERNIK, QENDRESA, LAGJA NIC), KODRA E TRIMAVE DHE VNESHTAT,

07.08.2018:  BREGU I DJELLIT, LAGJA E SPITALIT, KALABRIA, KOLOVICE dhe KOLOVICË E RE

08.08.2018: TASLIXHE, VELANI, GËRMI, MAT, SOFALI, TAUKBASHQE,

09.08.2018: HAJVALI, BARILEVË, PRUGOVC, BËRNICË   E EPERME DHE BERNICE E POSHTME, BESI, BARDHOSH, TENESHDOLL E VRANIDOLL.

Gjatë kohës së Dezinsektimit, qytetarët duhet t`i mbajnë dritaret e mbyllura , që mos të futen insektet brenda dhe kufizojnë daljet nëpër hapësirat ku është duke u kryer dezinsektimi së paku një orë . Gjithashtu apelohet te shoqatat e bletarëve, për kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat