Priten drunjtë e njomë në Bregun e Diellit

Prishtina

Priten drunjtë e njomë në Bregun e Diellit

Më: 5 gusht 2018 Në ora: 12:46
Drunjtë e njomë në Bregun e Diellit

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka publikuar disa fotografi në profilin e tij në Facebook ku shihen drunjtë të njomë të prerë.

Ai thotë se bëhet fjalë për mbi 10 drunjtë të njomë që janë  prerë mbrëmë me sëpatë në lagjen “Bregu i Diellit”.

”Dikush i ka pre mbrëmë mbi 10 drunjë të njomë në B. të Diellit me sëpatë. Nuk mundem assesi me kuptu pse dikush e bën këtë. Marre! Lus qytetarët ta thërrasin menjëherë policinë kur vërejnë diçka të tillë ose komunën në 080012233”, ka shkruar Ahmeti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat