Asambleisti i VV-së ia zbulon Shpend Ahmetit mashtrimin në Komunën e Prishtinës

Prishtina

Asambleisti i VV-së ia zbulon Shpend Ahmetit mashtrimin në Komunën e Prishtinës

Nga: D.RR Më: 6 gusht 2018 Në ora: 20:56
Shpend Ahmeti

Asambleisti i Vetëvendosjes në Komunën e Prishtinës, Eman Rrahmani ka shkruar në Facebook se Shpend Ahmeti u konfirmua si manipulues dhe mashtrues.

Krejt këto fjalë i thotë Rrahmani, pasi sipas tij, Ahmeti sot në seancën e Kuvendit Komunal tentoi të bëjë një mashtrim duke manipuluar me kinse një kerkes të tij për Drejtori Të Mirëqenies Sociale.

Rrahmani thotë se nuk është takuar asnjëherë me Ahmetin prej se ai është larguar nga VV.

Postimi i plotë i Rrahmanit:

Tashmë vetëm se je konfirmuar si manipulues dhe mashtrues Shpend Ahmeti.

Sot në seancën e Kuvendit Komunal tentoi të bëjë një mashtrim duke manipuluar me kinse një kerkes timen për Drejtori Të Mirëqenies Sociale.

Asnjëherë nuk kam kërkuar të më emëroi drejtor Shpend Ahmeti, diskutimi ka qenë kur Shpendi Ahmeti ka qenë LVV ku i kam ofruar që nëse ka nevoj do të pranoja një post të tillë. Para se të diskutohet me Shpendin, një muaj më heret kemi biseduar me Arben Vitin ku ka qenë edhe propozim i tij.
Prej ditës që ka dhënë dorëheqje Shpendi nga LVV asnjë takim as privat e as publik nuk e kam pas me të. E nuk do të kem asnjëherë me një mashtrues të tillë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat