Faturat e mbeturinave në Prishtinë, tashmë paguhen pa provizion

Prishtina

Faturat e mbeturinave në Prishtinë, tashmë paguhen pa provizion

Më: 8 gusht 2018 Në ora: 14:18
Prishtinë

?Pas reformës së menaxhimit të mbeturinave nga ana e Komunës së Prishtinës, qytetarët janë duke paguar faturat e mbeturinave në zyrat postare të Postës së Kosovës, pa asnjë centë provizion.

Posta e Kosovës thotë se kanë zyra të mjaftueshme gjithandej qytetit dhe rrethinës, pa u detyruar të presin në radhë qytetarët dhe pa pasur nevojë për shpenzime në transport, parking, etj, që të kryejnë këtë obligim ndaj Komunës.

Marrëveshja për pagesën e taksës së mbeturinave është nënshkruar nga kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe kryeshefi ekzekutiv i Postës, Sejdi Hoxha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat