Mbeturina dhe kundërmim në rrugën “Rrustem Statovci” në Prishtinë

Prishtina

Mbeturina dhe kundërmim në rrugën “Rrustem Statovci” në Prishtinë

Më: 12 gusht 2018 Në ora: 16:46
Mbeturinat në rrugën “Rrustem Statovci”

Kështu duket rruga “Rrustem Statovci” në Prishtinë çdo të diele.

Thasë me mbeturina kanë zënë rrugët ku kalojnë kalimtarët ndërmjet ndërtesave të banimit, dhe afër një autolarje.

Kështu është çdo vikend, ngase banorë dhe dyqanet përreth grumbullojnë mbeturinat dhe i lënë në rrugë që kompanitë e pastrimit të i marrin ato vetëm të hënën në mëngjes, pasi të dielën nuk punojnë.

E të hënën në mëngjes përherë shkaktohet tollovi dhe kundërmim si pasojë e numri të madh të mbeturinave dhe temperaturave të larta të stinës së verës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat