Film n'Park: Në Gërmi pa biletë

Prishtina

Film n'Park: Në Gërmi pa biletë

Më: 12 gusht 2018 Në ora: 17:19
Gërmia

Film n'Park ka reaguar ndaj mos lejimit të hyrjes së qytetarëve të cilët nuk kanë biletë për festivalin Sunny Hill në parkun publik të Gërmisë, duke thënë se ky bllokim nga ana e Komunës së Prishtinës për qytetarët të cilët i frekuentojnë parqet publike është i papranueshëm.

“Parku është i të gjithëve, atë kanë të drejtë ta vizitojnë të gjithë pa dallime klasore e shoqërore. Parku i takon publikut prandaj duhet të jetë pa biletë. Ne gjithashtu shqetësohemi për mënyrën se si Komuna e Prishtinës financon festivale si "Sunny hill" ku pjesa dërmuese e të rinjve nuk mund të marrin pjesë për shkak të çmimeve të larta. Në këtë të fundit bileta ka shkuar deri në 200 euro”, thuhet në reagim.

Duke e ditur gjendjen ekonomike të qytetarëve, Film n’Park konsideron se Komuna e Prishtinës duhet të financojë dhe të organizojë festivale kulturore ku kanë qasje shumica që kanë pak e jo pakica që kanë shumë, andaj bllokimet e biletave janë të papranueshme për shoqërinë tonë.

Ndërkohë që Parku i Gërmisë tash e dy ditë është bllokuar nga Komuna e Prishtinës për shkak të festivalit "Sunny hill", Film n’Park i bën thirrje Komunës që ta zhbllokojë parkun e Gërmisë nga policia e t'i lejoj qytetarët ta frekuentojnë atë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat