Prishtina këtë vit pjesë e garave ndërkombëtare për transparencë

Prishtina

Prishtina këtë vit pjesë e garave ndërkombëtare për transparencë

Më: 15 gusht 2018 Në ora: 11:46
Komuna e Prishtinës ka prezantuar sot platformën e re digjitale

Komuna e Prishtinës ka prezantuar sot platformën e re digjitale në kuadër të transparencës komunale "Kontratat e hapura", me c ‘rast u vlerësua të jetë vazhdimësi e transparencës së komunës e cila këtë vit do të marrë pjesë në gara ndërkombëtare për transparencë.

 I pari i kryeqytetit, Shpend Ahmeti tha se me "Open Data" kanë vendosur një standard të ri të transparencës.

"Kur kemi të bëjmë me paranë publike, është detyrë e secilit të tregojë se ku po shpenzohen paratë publike. Meqenëse kemi shumë kontrata, unë kam kërkuar që të mund të hyjë dhe të shoh të gjitha kontratat", tha ai.

"Një pjesë të këtij softueri e publikojmët tash për qytetarët dhe tash e kemi një softuer në të cilin secili qytetar mund të hyjë dhe ta shoh secilën kontratë. Kjo është e mirë edhe për gazetarët, të cilët tash mund të shohin online kontratat dhe të shohin sa zgjasin e kur përfundojnë”, tha Ahmeti.

 Ahmeti shpreson që edhe Qeveria të fillojë të publikojë kontratat, pasi që sipas tij nuk është e arsyeshme që të mbahen të fshehta. J

ames Mugaju, nga UNICEF Kosovo u shpreh i lumtur me këtë iniciativë të komunës së Prishtinës, e cila sipas tij është një hap shumë i rëndësishëm për transparencën.

 "Qasja në informata është një hap i rëndësishëm që dëshmon transparencë dhe përgjegjësi. Komuna e Prishtinës po fillon të jetë pjesë e qyteteve të mençura", tha ai.

Nënkryetari i komunës së Prishtinës, Muhedin Nushi kujtoi se ky nuk është standardi i parë i vendosur. Ai bëri të ditur se platforma i përmban dy module. Derisa tregoi se nga aty mund të shkarkohet edhe seti i të dhënave.

 "Tash po vazhdojmë me një platformë të jashtëzakonshme. Tash iu njoftoj se kryeqyteti i Prishtinës do të jetë garues në gara ndërkombëtare për kryeqytetin më transparent, garë e cila do të mbahet në Sllovaki. Kështu që në shtator do të marrim vesh se sa jemi transparent", u shpreh Nushi.

 Blerta Thaçi, drejtoreshë e OJQ-së "Open Data Kosovo" tha se janë munduar që të prezantojnë dhe të avokojnë për këto teknologji që në tregun ndërkombëtar janë shumë të kërkuara.

"Ju prej këtij momenti mundeni me u kyç dhe ne jemi të hapur të prezantojmë të dhënat", tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat