“Shpendi po e ndjek rrugën e PDK-së”, ish-bashkëpunëtorja e afërt sulmon kryetarin e Prishtinës

Prishtina

“Shpendi po e ndjek rrugën e PDK-së”, ish-bashkëpunëtorja e afërt sulmon kryetarin e Prishtinës

Më: 16 gusht 2018 Në ora: 15:30
Fitore Pacolli

Deputetja e VV-së, Fitore Pacolli nëpërmjet një statusi në facebook ka drejtuar akuza të ashpra kah kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Pacolli që dikur ka qenë shefe e kabinetit të Ahmetit, sot po e akuzon këtë të fundit se po e ndjek rrugën e PDK-së.

“Shpendi po e blen përkrahjen përmes punësimeve pa kritere, pa kualifikime dhe pa ekspertizë nëpër institucionet e Komunës së Prishtinës. Por pas largimit të Shpendit nga Lëvizja VETËVENDOSJE! dhe pas rënies drastike të përkrahjes për të, ai ka filluar të ndjek rrugën e PDK-së i cili po keqpërdorë kompetencat që i jep ligji për të blerë përkrahës përmes punësimit të tyre në insitucionet ku ai është përgjegjës pa marrë fare parasysh njohuritë, ekspertizën dhe përvojnën e duhur për punën e caktuar”, ka shkruar Pacolli në facebook.

Statusi i plotë:

Shpendi po e blen përkrahjen përmes punësimeve pa kritere, pa kualifikime dhe pa ekspertizë nëpër institucionet e Komunës së Prishtinës.

Në fillim të mandatit të tij të parë Shpendi krenohej dhe krenoheshim edhe ne se si qeverisja e tij kishte angazhuar vetëm njerëz profesional të cilëve nuk iu mungonte njohuria, ekspertiza dhe përvoja për punët të cilët ishin përzgjedhur. Dhe kështu ishte.

Por pas largimit të Shpendit nga Lëvizja VETËVENDOSJE! dhe pas rënies drastike të përkrahjes për të, ai ka filluar të ndjek rrugën e PDK-së i cili po keqpërdorë kompetencat që i jep ligji për të blerë përkrahës përmes punësimit të tyre në insitucionet ku ai është përgjegjës pa marrë fare parasysh njohuritë, ekspertizën dhe përvojnën e duhur për punën e caktuar.

Këtë mund t’a shohim më së miri me emërimin e koordinatores për çerdhet me bazë në komunitet e cila sapo ka përfunduar studimet bachelor në psikologji. Ndërsa ata që kanë edukim superior e përvojë të jashtëzakonshme por që nuk janë persona të besueshëm të Shpendit përjshtohen. Si mund një person që i mungon ekspertiza dhe përvoja e për më tepër një person që nuk e kupton as konceptin e çerdheve me bazë në komunitet të drejtoj këtë projekt të rëndësishëm dhe t’a zhvilloj tutje atë?

Projekti i çerdheve me bazë në komunitet ka filluar në mandatin e parë pas shumë analizave dhe studimeve rreth këtij koncepti dhe funksionimit të tij dhe sot çerdhet me bazë në komunitet janë çerdhet më të mira jo vetëm në Kosovë por edhe më tej. Duke i dhënë mundësi komunitetit, prindërve e lagjeve, së bashku me stafin profesional, nën mbikëqyrjen e Komunës së Prishtinës , të jenë pjesëmarrës dhe të menaxhojnë buxhetin e çerdheve sot kemi krijuar çerdhe edukative ku përfituesit e vetëm janë fëmijët. Në Kopshti Botanika Kopshti parashkollor “Ngjyrat” Kopshti “Shtëpia Magjike” Kopshti “Shkronjat” dhe Kopshti parashkollor “Zogjtë” deri më sot ka pasur vetëm përmirësim të kushteve dhe të cilësisë në shërbimet që ofrojnë dhe kjo është rezultat i punës së jashtëzakonshme të të gjitha udhëheqëseve të këtyre çerdheve, stafit edukativ dhe atij mbështetës, e sidomos si rezultat i angazhimit aktiv të të gjithë prindërve.

Në mandatin e parë punuam shumë që menjëherë në fillim të vitit 2018 modeli i çerdheve me bazë në komunitet të zgjerohet edhe në lagjet Kodra e Trimave “Zemrat” dhe Tohane “Yjet e Vegjël”, por edhe pse ishin pothuajse gati në këto çerdhe ende nuk ka filluar puna. Si dhe siguruam fondet për çerdhe në lagjet Kalabria dhe Kolovica e Re.

Suksesi i këtyre çerdheve ka bërë që edhe Bashkia e Tiranës të interesohet dhe të aplikoj të njëjtin model në Tiranë.

Ky projekt i sukseshëm i çerdheve me bazë në komunitet nuk duhet tani t’i lihet në dorë të individëve të cilët nuk kanë njohuri bazike rreth edukimit parashkollor e të mos flasim për njohuri rreth konceptit të cerdheve me bazë në komunitet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat