Qytetarët e Prishtinës po ndihen të rrezikuar nga gropat në kryeqytet

Prishtina

Qytetarët e Prishtinës po ndihen të rrezikuar nga gropat në kryeqytet

Më: 1 shtator 2018 Në ora: 23:15
Prishtinë

Shumica e rrugëve në kryeqytet janë të dëmtuara kurse vonesat për riparimin e tyre po u shkaktojnë probleme të mëdha qytetarëve.

Ata thonë se përveç dëmeve materiale në automjetet e tyre ata po ndihen të rrezikuar edhe nga automjetet që mundohen të mënjanojnë gropat.

Qytetarët ankohen edhe për cilësinë e dobët të asfaltit.

Kurse, ekspertët e rrugëve thonë se ka mungesë së kontrollimit dhe mirëmbajtjes së tyre.

Komuna e Prishtinës në një përgjigje të shkurtër elektronike arsyetohet se gropat në rrugë janë shkaktuar nga mjetet e rënda dhe nga kripa e hedhur gjatë stinës së dimrit.

Lidhur me gjendjen në rrugët e kryeqytetit dhe zvarritjen e meremetimit të tyre zyrtarët komunalë shpesh janë arsyetuar me çështjen e procedurave të tenderëve për këtë fushë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat