Ky është 29 vjeçari që u gjet i vdekur në banesën e tij në Prishtinë

Prishtina

Ky është 29 vjeçari që u gjet i vdekur në banesën e tij në Prishtinë

Më: 5 shtator 2018 Në ora: 13:36
Granit Namoni

Granit Namoni 29 vjeçar, është gjetur pa shenja jete mbrëmë në banesën e tij në Prishtinë.

Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:00 në rrugën “Bajram Kelmendi” të kryeqytetit.

Policia ka njoftuar gjithashtu se vdekjen e viktimës e ka konstatuar edhe ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Ndërsa, familjarët kanë njoftuar për varrimin e të ndjerit që bëhet sot (05.09.2018), në varrezat e qytetit në lagjen Arbëria.

Edhe familjarët në njoftimin e tyre mbi vdekjen e Granitit thotë se vdekja e tij ka qenë e papritur.

Nga prokuroria kanë thënë se kujdestare viktima nuk ka pasur shenja te dhunës në trup.

“ Viktima është rreth moshës 29 vjeçare. Sipas prokurores kujdestare viktima nuk ka pasur shenja te dhunës. Trupi i viktimës është dërguar për obduksion po presim rezultatet”, ka njoftuar Ibrahim Berisha.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat