Era e fortë rrëzon pemët në Bregun e Diellit

Prishtina

Era e fortë rrëzon pemët në Bregun e Diellit

Më: 24 shtator 2018 Në ora: 14:17
Bregu i Diellit

Erërat e forta në Prishtinë kanë rrëzuar disa pemë te Banesat e Bardha në Bregun e Diellit.

Në një fotografi të siguruar nga media, shihen pemët e rrëzuar për tokë nga era që ka kapluar kryeqytetin në orët e fundit.

Për këtë gjendje të motit ka reaguar edhe i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, duke u bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në hapësira të mbyllura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat