Personi që kishte lajmëruar Policinë për vetëvrasje nuk u gjet në Katedrale

Prishtina

Personi që kishte lajmëruar Policinë për vetëvrasje nuk u gjet në Katedrale

Më: 12 tetor 2018 Në ora: 12:58
Pamje nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar) - Latif Zeka nga njësiti i Zjarrfikësve ka thënë se gjatë inspektimeve nuk kanë gjentur ndonjë person që po tentonte vetëvrasjen duke u hedhur nga Katedralja “Shën Tereza”.

“Pas një informatë qe kemi marrë nga policia kemi ardhur në asistencë ku për fat të mirë kemi inspektuar së bashku dhe nuk kemi hasur në personin i cili ka dashur me mbytë veten. Nuk e dimë nëse ka qenë lajmërim i rremë por të paktën ne kemi kryer të gjitha inspektimet, por e përsëris se nuk kemi arritur me e gjetë personin”, ka thënë Zeka.

Policia është larguar nga Katedralja, personi i dyshuar nuk është gjetur në vendin e ngjarjes.

Në fillim Policia kishte marrë një informacion se një person ka kërcënuar se do të vetëvritet duke u hedhur nga Katedralja.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes së bashku me njësitin e Zjarrfikësve dhe ekipet mjekësore.

Një person tenton të bëj vetëvrasje duke u hedhur nga Katedralja

Sipas informacioneve një person është ngjitur në Katedralen “Shën Tereza” dhe po tenton të bëj vetëvrasje duhe u hedhur nga lartësia.

Sipas gazetarëve të Kallxo, tek Katedralja kanë arritur ekipet mjekësore, Policia dhe ekipi i zjarrëfikësve.

Më poshtë gjeni fotografitë nga vendi i ngjarjes dhe videon e drejtëpërdrejtë.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat