Shpend Ahmeti ka një lutje: Nuk kemi kohë…

Prishtina

Shpend Ahmeti ka një lutje: Nuk kemi kohë…

Më: 16 tetor 2018 Në ora: 23:26
Shpend Ahmeti

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka kërkuar që sa më shpejt të gjendet një zgjidhje për Sallën Koncertale.

“Nëse nuk bëjmë diçka me ish objektin e “Gërmisë”, ajo ndërtesë e shëmtuar do të vazhdojë të qëndroje aty”, ka thënë Ahmeti.

“E di se jemi para dy zgjidhjeve hapësirës tek kjo ndërtesë dhe hapësirës tek Katedralja”.

“Lokacioni caktohet prej Kuvendit Komunal. Nuk është vendim i kryetarit, unë kam thënë që procesi të ec përpara. Ta kemi një sallë me 800 ulëse”.

“Nuk kemi kohë. Deri me 15 tetor është dashur të  definohet lokacionin pa probleme pronësore, sepse ato fonde do të shkojnë diku tjetër. Komisioni Europian nuk na pret. Ndoshta jemi vonë me debat, por nuk e kemi pas paratë as mundësitë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat