KK e Prishtinës nuk paguan borxhet ndaj ujësjellësit, rrezikon shkyçjen

Prishtina

KK e Prishtinës nuk paguan borxhet ndaj ujësjellësit, rrezikon shkyçjen

Më: 18 tetor 2018 Në ora: 15:02
Komuna e Prishtinës

Komuna e Prishtinës si institucion, për shkak të borxhit prej më shumë se 300 mijë eurosh ndaj KRU Prishtina, rrezikon shkyçjen nga ujësjellësi.

Në një deklaratë për media KRU Prishtina njofton opinionin e gjerë publik se Komuna e Prishtinës si institucion, nuk paguan për shërbime të ujësjellësit dhe kanalizimit, përkundër përpjekjeve të mëdha të kompanisë që ka bërë për të gjetur zgjidhje përmes kërkesave të shumta për takime lidhur me këtë çështje.

“Borxhet e Komunës së Prishtinës për ujë dhe kanalizim janë 307 mijë euro i institucioneve arsimore - shkolla fillore dhe të mesme dhe kopshte publike dhe nga kjo shumë, veç Kuvendi Komunal i Prishtinës me bashkësitë lokale i ka borxh mbi 9 mijë euro. Kjo është vërejtja e fundit publike që po i bëhet këtij institucioni të rëndësishëm”, thuhet në komunikatë.

KRU Prishtina paralajmëron se në rast të mos shlyerjes së borxheve, së shpejti do të ndërmarrë hapa konkret, shkyçje nga të gjitha shërbimet dhe masa ligjore përmbarimore, ashtu sikurse trajtohen edhe konsumatorët e tjerë borxhlinj në sektorin e amvisërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat