Komuna e Prishtinës dje ka larguar nga puna drejtorin e Qendrës për Punë Sociale, Vebi Mujku kurse ky i fundit përmes një postimi në Facebook e ka quajtur skandaloz vendimin për shkarkimin e tij.
Mujku tha se Prishtina dhe Kosova ka shumë nevojë për angazhim të profesionistëve në këtë fushë, dhe se nuk është koha e përjashtimeve të personave që sipas tij sadopak kanë kontribuar në fushim e shërbimeve sociale profesionale.
Miranda Mullafazliu, zëdhënëse e komunës së Prishtinës, ka thënë se nuk mund të prononcohet rreth kësaj çështjeje pasi nuk ka informata.
Ky është postimi i plotë i Mujkut në Facebook:
Të nderuar familjarë, shoqëri, qytetarë, kolegë, bashkëpunëtorë, media..
Fillimisht më lejoni të ju falënderoj të gjithëve për përkrahjen dhe fjalët miradije, lidhur me angazhimin dhe kontributin tim në fushën e mbrojtjes sociale në Kosovë dhe punën time në Qendrën për Punë Sociale në Prishtinë.
Njëherit ju informoj se pas një vendimi skandaloz nga Kryetari i Komunës së Prishtinës & Co, unë jam larguar nga detyra e Drejtorit të QPS-së.
Padyshim se Prishtina dhe Kosova ka shumë nevojë për angazhim të profesionistëve në këtë fushë të lënë pas dore, dhe nuk është koha e përjashtimeve të personave që sado pak kanë kontribuar në fushën e shërbimeve sociale profesionale, por punësimi i profesionistëve për ta ndihmuar qytetarin në gjendje të nevojës sociale.
Por, personat e caktuar duket se kanë marrë pozitë të pamerituar dhe të prirë për të shkatërruar qytetin tonë, Prishtinën.